Bojkoti opozitës serbe, thirrje qytetareve të mos votojnë, kërkohet qeveri teknike

14 Qershor 2020 | 13:30

Opozita ka ndërmarrë një fushatë në rrugët e Beogradit duke u kërkuar qytetarëve që të mos votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mesazhi vjen nga një koalicion i nëntë partive opozitare – që përfshin si partitë e majta por edhe të djathta. Kjo aleancë është themeluar nga Dragan Djilas.

“Sepse ne nuk kemi kushtet e duhura për zgjedhje të ndershme”, thotë Djilas, deputet dh themelues i “Aleancës për Serbinë”.

Problemi kryesor sipas Djilas është se partia udhëheqëse ka kontroll total mbi procesin elektoral dhe median. “Njerëzit në Serbi nuk e kanë dëgjuar kurrë zërin tim. Kurrë. Ata nuk kanë asnjë mundësi të më dëgjojnë mua”, shprehet Dragan Djilas.

Dhe ai nuk është personi i vetëm i shqetësuar për këtë fenomen. Në raportin e fundit nga Freedom House, Serbia cilësohet si një vend ku nuk ka më demokraci.

Mënyra për të rikthyer Serbinë në rrugën e duhur – thonë partitë bojkotuese të opozitës – është të instalohet i një qeveri teknike kalimtare e ngarkuar për përgatitjen e një raundi tjetër të zgjedhjeve.

Ministrja nga Partia Progresive Serbe e cila është në pushtet hedh poshtë kritikat dhe bojkotin. “Unë mendoj se ideja më e rëndësishme demokratike është t’i japësh dikujt mundësinë që të zgjedhë dhe të zgjidhet” deklaron Jadranka Joksimoviç, ministre e Integrimit në BE.

Ato parti që po bojkotojnë, dhe nuk janë të vetmet, shprehen se nuk ka kushte të drejta dhe të lira.

“Oh Ju lutem. Unë si ministre e Integrimit që merrem me procesin e anëtarësimit prej 6 vitesh nuk mund ta pranoj një gjë të tillë.  Sepse unë e di se çfarë kemi bërë sa i përket procesit të afatësimit në BE dhe reformat. Ne e dimi që ka ende problem dhe çdo ditë ne bëjmë hapa të vegjël  dhe unë ju siguroj se Serbia edhe sot   nuk mund të jemi vendi më i varfër në Bashkimin Evropian dhe sigurisht as demokracia më problematike në union” nënvizon ministrja.

Serbia është ende vend kandidat në rrugën e saj për t’iu bashkuar familjes evropiane. Brukseli shprehet se bojkoti nuk është një opsion dhe inkurajon të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje.

Një vit më parë Serbia u përfshi nga protestat anti-qeveritare, lëvizjet e bojkotit politik janë pjesë e një pakënaqësie të gjere në vend. Për shkak të pandemisë së COVID-19 bëhet thirrjet për  protesta në shkallë të gjerë. Por pikë[pyetja që mbetet është a do të mund bojkoti partive opozitare të ndryshojë peizazhin politik në Serbi?

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026