Boksieri shqiptar triumfon në Beograd, shkon në gjysmëfinalen e Botërorit

3 Nëntor 2021 | 10:40

Alban Beqiri, sportisti kuqezi që po garon në peshën 61-71 kg ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinalen e Botërorit te Boksit duke mposhtur në çerekfinale rivalin nga Jordania, Zejad Eashash.

Është një kualifikim historik për Kombëtaren Shqiptare të Boksit pasi për herë të parë Shqipëria do të ketë shansin të luajë për një medalje në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Beograd.

Për Beqirin kjo ishte fitorja e katërt në Botërorin e Beogradit, ku deri tani ka eliminuar 4 rivalë.

Në gjysmëfinale Beqiri do të përballet me boksierin rus Vadim Musaev. Finalja e madhe e peshës 67-71 kilogram do të jetë më 6 nëntor.

Boksierëve nga Kosova iu ndalua pjesëmarrja në Botërorin në Beograd. Delegacioni i Kosovës nuk u lejua të hynte në Serbi nga autoritetet e shtetit fqinj, ndonëse tri herë tentuan ta bënin këtë. Për këtë të hënën Komiteti Olimpik i Kosovës ka deponuar ankesë zyrtare te Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026