Bolonja eliminon Interin nga Superkupa, penalltitë vendosin fituesin
Asnjë skuadër e Milanos nuk do të jetë në finalen e Superkupës së Italisë, pasi ashtu si Milan edhe Inter u eliminua nga kompeticioni. Në gjysmëfinalen e së premtes ndaj Bolonjës, ziklatrit nuk arritën do të marrin një rezultat pozitiv, por u eliminuan pas ekzekutimit të 11 metërshave. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ku në bazë të rregullores së këtij kompeticioni, shkohet direkt në gjuajtjen e penalltive, jo kohë shtesë.
Në tërësi Interi luajti më mirë se kundërshtari, madje realizoi i pari me Thuram që në nisje të sfidës, në minutën e 2-të. Fraksioni i dytë nuk solli ndryshime, duke bërë që fituesi të zgjidhet pas gjuajtjes së penalltive, ku për çudi, Bolonja rezultoi më e saktë. Lautaro Martinez hapi serinë e penalltive dhe realizoi, por më pas te zikaltrit gabuan Bastoni, Barella dhe Bonny. Golin e dytë e shënoi De Vrij.
Te Bolonja ishin më të saktë, shënuan 3 gola me Ferguson, Rowe dhe Immobile, ndërsa gabuan Moro dhe Miranda. 1-1 u mbyll koha e rregullt dhe 3-2 fitoi në penallti Bolonja ndaj zikaltërve që eliminohen nga gara. Bolonja tani do të përballet në finalen e madhe me Napolin, duel që luhet më 22 dhjetor.
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun