Bolton: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë propozimi i të dyja vendeve
Të dielën në Bruksel pritet të rinisë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësinë e Bashkimit Evropian, por ujërat duket se janë trazuar sërish pas deklaratës së ish-këshilltarit për Siguri Kombëtare i presidentit Trump, John Bolton, i cili pohoi se çështja e shkëmbimit të territoreve është përmendur si mundësi në bisedat ndërmjet udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë.
Pas deklaratave të Bolton se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë propozim i vetë dy vendeve, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç nuk kanë pranuar të prononcohen. Të kontaktuar nga “Zëri i Amerikës”, zyra e presidentit Thaçi tha se “nuk i komentojmë deklaratat e zotit Bolton”.
Ndërkohë, zyra e shtypit të presidentit Vuçiç nuk ka kthyer një përgjigje në lidhje me këtë interesim. Sipas John Bolton, ideja e “shkëmbimit të territoreve”, u prit me shqetësim nga disa vende europiane, por sipas tij, nëse vetë dy vendet binin dakord, edhe vendet e tjera do e pranonin vendimin.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset