“Bomba” e princit Harry: William më sulmoi fizikisht dhe më rrëzoi në tokë

5 Janar 2023 | 17:42

Në librin që konsiderohet si bomba që do të tronditë pallatin Buckingham, princi Harry aludon se vëllai i tij, princi William e ka sulmuar fizikisht.

Kështu thotë gazeta britanike “The Guardian”, e cila pretendon se ka mbikëqyrur një kopje të librit të ardhshëm të Harryt.

Nuk është sekret që dy vëllezërit kanë qenë në konflikt, në atë që përshkruhet si “përçarja mbretërore”.

Burime nga pallati mbretëror thonë se gjithçka filloi Krishtlindjen e vitit 2018. Sipas gazetës, bëhet fjalë për një debat mes vëllezërve lidhur me bashkëshorten e Harryt, Meghan, në shtëpinë e tij në Londër.

Në libër, Harry thotë se William e quajti Meghan një person “të vështirë, të paedukatë dhe të bezdisshëm” dhe kritikonte martesën mes tyre.

Në këmbim, Harry i tha vëllait të madh se po përsëriste si papagall ato që shkruheshin në shtyp. Situata u përshkallëzua kur, sipas princit të vogël, i madhi e shtyu dhe e rrëzoi në tokë.

Dy vjet më parë, Harry dhe bashkëshortja e tij braktisën familjen mbretërore. Çifti ishte në Londër vitin e kaluar për varrimin e mbretëreshës Elizabeth, kur burimet sugjeruan rritjen e tensioneve. Ndërkohë, nga pallati Buckingham nuk ka pasur ende një reagim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026

Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë 

Policia franceze arrestoi gjithsej 141 tifozë futbolli në Paris herët të mërkurën pas humbjes së ekipit kombëtar francez në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, raportoi...
12:13 | 15/07/2026