Bombolat e gazit në Kuvendin e Kosovës, ministrja e Drejtësisë dhe 3 të akuzuarit e tjerë deklarohen të pafajshëm

14 Prill 2021 | 10:36

Katër të akuzuarit për futjen e bombolave të gazit në Kuvendin e Kosovës në shkurt të vitit 2016, ish-deputetja dhe tani ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ish-deputetja, Donika Kada-Bujupi, Besa Baftiu dhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj janë deklaruar të pafajshëm për veprën penale që ata akuzohen.

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që në 2016-tën ishte deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, para trupit gjykues tha se qëllimi i tyre nuk ka qenë kriminal, por për të mbrojtur Kosovë nga cenimi i territorit.

“Qëllimi jonë nuk ka qenë kriminal sepse në një proces gjyqësor është i rëndësishëm edhe qëllimi ka qenë të mbrojmë Kosovën nga cenimi i territorit sikur ne mos t’i bënim ato veprime , atëherë do t’i i vuanim pasojat e tyre. Ne jemi krenar për ato veprime dhe nuk ndjehemi fajtor”, tha Haxhiu.

Ndërsa ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj Bujupi nuk i mohoi veprimet e saja, duke shtuar edhe se nuk ndjehet fajtore për ato veprime.

Edhe ish-deputetja Besa Baftiu tha se veprimet kanë qenë politikë dhe në mbrojtje të territorit të Kosovës. Megjithëkëtë ajo deklaroi se ndjehet e pafajshme.

“Kanë qenë veprimet politike e ndjej vetën të pafajshme. Ka qenë veprim politik i domosdoshëm puna e deputetit është me mbrojtur territorin e Kosovës”, u deklarua Baftiu.

Ndërkohë seanca e radhës pritet të zhvillohet më 18 maj në orën 13:15, e cila do të drejtohet nga gjyqtarja Fatime Dermaku.

Në akuzën e prokurorisë thuhet të akuzuarit Albulena Haxhiu, Besa Baftiu, Donika Kadaj – Bujupi e Pal Lekaj, në shkurt të 2016-ës, kanë futur bombola të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës duke e kryer veprën penale armëmbajtje pa leje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026