Bora e parë në pikën turistike të Dardhës, vizitorët shijojnë një fundjavë ndryshe
Ulja e temperaturave ka sjellë edhe dëborën e parë në qarkun juglindor të vendit. Pika turistike e Dardhës në Korçë është zbardhur nga reshjet e dëborës, ndërsa një numër i konsiderueshëm vizitorësh kanë vërshuar drejt këtij destinacioni për të kaluar një ditë ndryshe larg zhurmës urbane.
Pavarësisht situatës së COVID-19, gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi thotë se Dardha këtë fundjavë ka patur një numër të konsiderueshëm turistësh.
“Zyrtarisht juglindja e Republikës së Shqipërisë është përfshirë në sezonin e dimrit. Ditën e djeshme ka rënë bora e parë në Dardhë. Ka një bum turistësh, të cilët po provojnë dëborën e parë. Ka dëborë në pjesën e sipërme rreth 1200 metra lartësi”, tha gazetari Shkëmbi.
Mikrofonit të Euronews Albania nuk kishte si t’i shpëtonte opinionin i turistëve, të cilët thonë se vijnë në Dardhë bashkë me familjen për të kaluar një ditë ndryshe.
“Është hera e parë për mua. Mendova të kaloj një ditë ndryshe me familjen. Ishte shumë bukur dhe ajri është i pastër. Është shumë bukur, qetësia është absolute”, tha një turiste.
Pika turistike e Dardhës në qarkun Korçë vizitohet çdo vit nga një numër i konsiderueshëm turistësh shqiptarë, por edhe të huaj.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset