Bordi në Kushtetuese|Çupi: Të shfuqizohet! Sula: Privilegje për operatorët e mëdhenj

9 Mars 2023 | 16:12

Gjykata kushtetuese po shqyrton sot një tjetër kërkesë të Partisë Demokratike për shfuqizimin e Bordit që përcakton çmimin e naftës.

Kërkesa e depozituar nga 29 deputetë të Partisë Demokratike argumenton se ky bord është në shkelje të parimeve kushtetuese dhe po i jep privilegje operatorëve më të mëdhenj ekonomik.

Deputetët Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula thanë se ky bord i ngritur nga qeveria cenon lirinë ekonomike dhe konkurrencën në treg, prandaj kërkojnë shfuqizimin e këtij ligji.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, në një deklaratë për mediat, njoftoi se është miratuar...
13:15 | 15/07/2026