Borë dhe ngrica në rrugë, probleme me qarkullimin në zonat malore të Korçës
Temperaturat e ulëta në gjithë vendin janë shoqëruar me reshje dëbore në zonat malore.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, reshjet nuk kanë sjellë probleme në qarkullim, por rekomandohet që në akset Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë, dhe në fshatrat turistikë të Dardhës e Voskopojës kalimi të bëhet me zinxhirë.
Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi raportoi se në zonat malore të Korçës trashësia e dëborës ka shkuar deri në 40 cm.
“Trashësia e dëborës është 40 cm në zonat malore. Ka probleme në rrugët që të të çojnë drejt fshatrave turistikë të Voskopojës, Dardhës dhe në Qafën e Qarit. Në këto rrugë është domosdoshmëri përdorimi zinxhirëve”, tha gazetari.
Temperaturat në këto fshatra shkojnë deri në -8 gradë.
Po kështu, në qarkun e Korçës, reshjet e dëborës sjellë probleme në rrjetin elektrik, ku disa zona kanë mbetur pa elektricitet.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta