Borell: Presim përgjigje nga Beogradi dhe Prishtina për propozimin franko-gjerman
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borell, tha sot se në ditët në vijim pritet një përgjigje nga Beogradi dhe Prishtina ndaj propozimit gjermano-francez për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve.
“Në ditët në vijim do të shohim se si do të jetë përgjigja ndaj këtij propozimi. Shpresoj se ai do të lejojë përparim dhe një hap përpara në proces”, tha Borell në Mynih, ku po merr pjesë në takimin e G7.
Borell theksoi se është e nevojshme “të kapërcehet trashëgimia e së kaluarës” dhe të normalizohen marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se pikërisht këtë duhet ta mundësojë dialogu.
“Ne jemi duke punuar shumë për këtë, me të dërguarin special Miroslav Lajçak. Para verës, ne prezantuam një plan për të kapërcyer atmosferën e krizës së përhershme dhe për të gjetur një mënyrë për një normalizim të gjerë të marrëdhënieve. Unë jam mirënjohës për mbështetjen që marrim nga Gjermania dhe Franca për këtë plan”, tha Borell.
Ai vlerëson se kjo është një mundësi e mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe thekson se normalizimi i marrëdhënieve është shumë i rëndësishëm për përparimin e të dyja palëve në rrugën evropiane.
LEXONI GJITHASHTU:
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta