Boris Johnson kalon në votëbesim, ligjvënësit kërkojnë të largohet

6 Qershor 2022 | 10:42

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson do të përballet me votëbesimin gjatë ditës së sotme.

Kryeministri britanik Boris Johnson do të përballet me një votëbesim nga vetë partia e tij gjatë ditës së sotme, gjë që mund të çojë në largimin e tij nga detyra.

Zyrtari i partisë Sir Graham Brady tha të hënën në mëngjes se kishte marrë letra nga 54 ligjvënës që kërkonin votim për udhëheqjen e Johnson-it.

Nëse Johnson humbet votën mes 359 ligjvënësve konservatorë, ai do të zëvendësohet si lider dhe kryeministër. Nëse fiton, ka të ngjarë të jetë i sigurt edhe për një vit.

Votimi do të zhvillohet të hënën rreth orës 18:00 dhe 20:00 sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar rezultati pritet të shpallet menjëherë pas votimit.

Kërkesa e ligjvënësve për largimin e Johnson-it vjen pas skandalit të festave kur mori pjesë kryeministri britanik, ndërkohë që vendi ishte në izolim për shkak të COVID-19.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026