Boris Johnson në shënjestër të karikaturistëve

27 Janar 2022 | 19:02

Boris Johnson ka qenë shpesh objektiv i karikaturistëve.

Ata kanë marrë edhe më tepër material pas festave të kryeministrit britanik në kundërshtim me rregullat anti-COVID.

Talljet u shtuan pasi Johnson deklaroi se nuk e dinte që disa nga grumbullimet ishin të ndaluara.

Martin Rowson është karikaturist për gazetat Guardian dhe Daily Mirror.

Një nga veprat e tij tregon mbretëreshën Elizabeth II të veshur me një maskë gazi për të mbrojtur veten nga era e qeverisë konservatore dhe Johnson duke u mbytur në një moçal prapa.

Vepra u frymëzua nga fotot e mbretëreshës me një maskë të zezë në funeralin e Princit Philip, një ditë pasi qeveria pretendohet se kishte organizuar një festë.

“Në momentin që unë dorëzoj karikaturën, historia mund të ketë ndryshuar plotësisht, prandaj unë gjithmonë lë një boshllëk. Kështu shtoj lajmet e minutës së fundit,” – u shpreh Rowson.

Liderët britanikë të shekullit të 20-të janë të pranishëm në Muzeun e Karikaturave të Londrës, duke përfshirë ish-kryeministrat Theresa May dhe David Cameron.

Koordinatori i muzeut, Steve Marchant tha se Johnson në veçanti, ishte një “dhuratë” për karikaturistët.

“Gjithçka që duhet të bëni është të vizatoni një vezë me pak kashtë sipër që keni Borisin përpara se të përpiqeni të vizatoni fytyrën,” – tha Marchant.

Dhe nuk janë vetëm karikaturat që përdoren për të kritikuar dhe tallur Johnson.

Oliver Knowles është anëtar i një grupi të quajtur “Led by Donkeys”. Ai ka krijuar një video ku disa detektivë po pjekin në skarë kryeministrin britanik, ndërsa po e marrin në pyetje për festat e organizuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022

Më shumë civilë u vranë në Ukrainë në qershor sesa në çdo muaj të vetëm që nga prilli i vitit 2022, thanë Kombet e Bashkuara,...
07:59 | 15/07/2026

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026