Borrell: Kina është një partner i nevojshëm, ju pëlqen ose jo

18 Qershor 2020 | 18:08

Arritja e një balance të drejtë të marrëdhënies midis Kinës dhe BE ka qenë një sprovë jo e lehtë e kohëve të fundit.

Mbi vendet e G7 është ushtruar mjaft presion pas deklaratës ku shprehnin shqetësimin e tyre mbi planet e Kinës për të vendosur ligje  të reja sigurie në Hong-Kong.

Për momentin, BE-ja po ngurron të vendosë sanksione ndaj Kinës.

“Kina është qartësisht një partner i nevojshëm, nëse ju pëlqen ose jo”, tha Josep Borrell, shefi i BE-së për marrëdhëniet me jashtë, gjatë një debati me eurodeputët gjatë së enjtes.

Ai shtoi se BE ka nevojë të punojë me Pekinin për sfidat botërore siç janë ndryshimet klimatike por pranoi se të drejtat e njeriut mbeten një pikë ku të dyja palët nuk janë dakord. Borrell tha se e ka ngritur çështjen e Hong-Kongut me ministrin e Jashtëm të Kinës gjatë “një bisede të gjatë” javën e shkuar.

Megjithatë, disa anëtarë të Parliamentit Europian i kanë bërë thirrje Komisionit Europian që  të jetë më i ashpër për sa i përket mbrojtjes së autonomisë së Hong-Kongut.

Disa eurodeputetë kanë rikujtuar aneksimin e Krimesë nga Rusia, e cila çoi në vendosjen e sanksioneve nga BE.

Eurodeputeti bullgar Alexander Alexandrov Yordanov, nga Partia Popullore Europiane, rikujtoi të shkuarën e tij nën regjimin komunist dhe bëri thirrje për një qasje më të ashpër ndaj Pekinit.

“Sanksionet janë instrumenti i vetëm që mund të sjellin në vete dinozaurët e komunizmit”, tha ai.

Eurodeputetja belge Assita Kanko, nga Partia e Grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë tha po ashtu se “Nëse do të na duhet me të vërtetë të mbrojmë demokracinë në shtëpinë tonë e gjetkë, nuk mund të përmbahemi vetëm tek deklaratat apo mbështetja për forcat demokratike në Hong-Kong. Duhet të mbështesim fjalët me vepra”.

Eurodeputët këmbëngulin që Borrell ta përfshijë këtë çështje gjatë bisedimeve me kryeministrin kinez Li Keqiang gjatë së hënës.

Pandemia e coronavirus ka trazuar edhe më tej marrëdhënien midis BE dhe Kinës, megjithatë kjo e fundit mbetet një partnere ekonomike strategjike për shumë vende të bllokut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026