‘Borxhet e marra për pandeminë po përdoren për fushatë’, Rudina Hajdari: Nuk ka transparencë se ku shkojnë këto para
Deputetja Rudina Hajdari ngriti në parlament shqetësimin e borxheve që po merren për pandeminë. Gjatë shqyrtimit të projektligjit që ratifikonte huanë prej 15 milionë eurosh të tjerë nga BERZH, deputetja Hajdari u shpreh se qeveria ka marrë deri tani rreth 500 milionë euro kredi dhe ka dhënë për ndihmë 150 milionë. Ajo akuzoi qeverinë se paratë që po merr hua po i përdor për fushatën elektorale.
Në një lidhje ‘live’ me Euronews Albania, deputetja Hajdari tha se qeveria që nga marsi ka marrë një borxh prej 1,2 mld eurosh, nga të cilat 500 mln vetëm për përballimin e pandemisë, por nga ana e qeverisë është përdorur vetëm një pjesë shumë e vogël e kësaj shume për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë apo bizneseve.
“Qeveria po shpenzon shumë pak para për të ndihmuar qytetarët dhe ekonominë apo spitalet.
Vetëm javës që kaloi qeveria miratoi paketën e radhës për njerëzit me ndihmë ekonomike dhe rimbursimin për kurimin e COVID, por kjo s’është e mjaftueshme.
Çfarë po bën Rama, si po e përballon COVID? Po përdor shumë pak para dhe po e përdor këtë për të bërë fushatë ndaj atyre shtresave që janë vulnerabël. Nuk ka transparencë të plotë se ku shkojnë këto para, që tregon se ato shkojnë ose për tenderë ose për fushatë elektorale”, tha znj. Hajdari.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta