Bosnja të përshpejtojë harmonizimin e politikave nëse do t’i bashkohet unionit, deklaron Borrell

14 Korrik 2021 | 11:01

Bashkimi Europian mbetet i angazhuar në anëtarësimin e Bosnjës dhe Hercegovinës, por paralajmëroi se ka ende shumë punë për të bërë.

Kryeministri i Bosnjës Zoran Tegeltija ishte të martën në Bruksel për të biseduar me shefin e politikës së jashtme Josep Borrell mbi progresin e bërë në rrugëtimin e vendit drejt unionit.

Bisedimet vijnë në mesin e një situate skepticizmi të shtuar mbi zgjerimin e kufijve të unionit . Një dokument jo zyrtar (non-paper) që u publikua në media në muajin prill, ku pretendohej për ndryshimin e kufijve të kombeve të Ballkanit Perëndimor, solli edhe më shumë skepticizëm mbi përkushtimin e Brukselit ndaj rajonit.

Në dokument propozohej që Serbia, Kroacia dhe Shqipëria të zgjeroheshin duke gllabëruar pjesë të fqinjëve si Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Pavarësisht garancive se unioni do i qëndrojë procesit të anëtarësimit, Borrell rikujtoi kryeministrin Tegeltija se vendi i tij ka ende shumë punë për të bërë.

“BE thekson angazhimin e palëkundur ndaj perspektivës europiane të Bosnjës dhe Hercegovinës si një vend i vetëm, i bashkuar e sovran si dhe përkushtimin tonë për t’i qëndruar në krah”, tha Borrell gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Tegeltija.

“Gjithashtu, inkurajojmë Bosnjën dhe Hercegovinën që të përshpejtojë harmonizimin me vendimet e jashtme dhe të sigurisë së BE”, shtoi ai.

“Më vjen keq që kjo ka pësuar rënie në muajt e parë të këtij viti. Kjo sigurisht që nuk është në një linjë me aspiratat për t’u bërë një vend kandidat i Bashkimit Europian”.

Bosnja dhe Hercegovina i ka ulur ritmet e implementimit të reformave në fushën e shtetit të së drejtës, dhënies fund së glorifikimit të personave të dënuar për krime lufte si dhe reformës zgjedhore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026