Do t’i gjykojmë talebanët nga veprimet jo nga fjalët, thotë DASH
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të shqetësuara për qeverinë e re të shpallur nga talebanët në Afganistan, shumë prej figurave të të cilës janë persona të lidhur me sulmet kundër forcave amerikane. Ndërkohë, në kabinet nuk ka asnjë politikane grua.
Kabineti udhëhiqet nga Mullah Mohammad Hassan Akhund, i cili është në listën e zezë të Kombeve të Bashkuara. Një tjetër figurë qeverisës është Sirajuddin Haqqani, i kërkuar nga FBI.
Grupi islamik i cili mori kontrollin e Afganistanit më shumë se tri javë më parë, e shpalli Afganistanin një “Emirat Islamik”. Qeveria e re përballet me sfida të vështira në vendin e shkatërruar nga konflikti, ku duhet të rimëkëmbë ekonominë dhe të fitojë njohjen ndërkombëtare.
Në deklaratën e DASH theksohet se Amerika do të “gjykojë talebanët nga veprimet dhe jo nga fjalët”.
Uashingtoni do të vazhdojë t’i monitorojë talebanët në angazhimet e tyre për të lejuar evakuimin e sigurt për shtetasit e huaj dhe afganët e rrezikuar.
Talebanët janë zotuar të sigurojnë afganët dhe vendet e huaja se nuk do t’i rikthehen brutalitetit të regjimit të tyre të dy dekadave më parë, të karakterizuar nga ndëshkimet e dhunshme dhe ndalimi i grave dhe vajzave nga jeta publike.
“Ne gjithashtu përsërisim pritshmërinë tona të qarta, që talebanët të sigurojnë që toka afgane të mos përdoret për të kërcënuar ndonjë vend tjetër”, nënvizon deklarata, duke theksuar se bota po i vëzhgon nga afër.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West