Bottas “mbret” në Rusi, Hamilton renditet i treti, Ferrari sërish larg pritshmërive
Të gjithë prisnin që të ishte Luis Hamilton ai që do të fitonte çmimin e madh të Rusisë por ishte Valteri Botas, piloti tjetër i Mercedes, ai që arriti ta kalonte i pari vijën e finishit në garën e Formula 1 të zhvilluar në Sochi.
Ferrari duhet të kënaqet me vendin e gjashtë, që u arrit nga LeClerc. Sebastian Vettel zhgënjeu edhe një herë tjetër duke dëshmuar kësisoj se po kalon një moment mjaft negativ. Gjermani e mbylli garën e 13-të, shumë larg pritshmërive të tifozëve të kokëkuqes.
Valtteri Bottas është fituesi i çmimit të madh të Rusisë në Formula 1. Finalndezi arriti kohën më të mirë në garën e së dielës në Sochi, pavarësisht se nuk u nis i pari.
Sytë e të gjithëve ishin nga piloti tjetër i Mercedes, Lewis Hamilton. Gjashtë herë kampioni i garave me makina është vetëm një sukses larg legjendës Majkëll Shumaker por përsëri britaniku duhet të mjaftohet me vendin e tretë e të tentojë në garat e radhës suksesin e 91-të.
Në podium u ngjit dhe Max Verstappen I Red Bull, i cili e mbylli garën në vendin e dytë.
Në renditjen e përgjithshme, Hamilton ndodhet në vendin e parë e pas tij është pozicionuar Botas, e me shumë gjasa titulli edhe këtë edicion do të përfundojë në shtëpinë e Mercedes.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta