Brazili kërkon marrëveshje për tregtinë me BE-në, Lula da Silva takon Scholz

5 Dhjetor 2023 | 20:23

Kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti brazilian Luiz Lula da Silva deklaruan se një marrëveshje e gjerë e tregtisë së lirë mund të finalizohen në të ardhmen e afërt.

Scholz dhe Lula u thanë gazetarëve në Berlin se mbështesin marrëveshjen tregtare të 27 anëtarëve të Bashkimit Evropian me Mercosur, i përbërë nga Brazili, Argjentina, Paraguaj dhe Uruguai.

Marrëveshja do të krijonte një nga zonat më të mëdha të tregtisë së lirë në botë me më shumë se 700 milionë banorë.

“Unë i kam përsëritur Kancelarit perspektivën që Bashkimi Evropian të vendosë nëse ka interes ose jo për mbylljen e një marrëveshjeje të balancuar. Në një kontekst të fragmentimit gjeopolitik, konvergjenca e rajoneve tona është thelbësore për ndërtimin e një bote multipolare dhe forcimin e multilateralizmit”,- tha Luiz Inácio Lula da Silva, President brazilian.

“Jam i bindur se një shumicë në të dy organet në Këshillin Evropian dhe në Parlament do të gjendet në favor të një marrëveshjeje të tillë nëse negociohet me sukses deri në fund. Edhe unë do t’u kërkoja të gjithë atyre që janë të përfshirë të jenë sa më pragmatikë dhe të gatshëm për kompromise sa të jetë e mundur, në mënyrë që të mund ta finalizojmë këtë marrëveshje përfundimisht”,-tha Olaf Scholz, kancelar gjerman.

Brukseli ka qenë në bisedime me shtetet Mercosur për më shumë se 20 vjet.

Megjithatë, një marrëveshje bazë e arritur në vitin 2019 nuk u zbatua për shkak të shqetësimeve të ndryshme, siç është mbrojtja e pyjeve tropikale në Amerikën e Jugut apo dëshira e disa vendeve evropiane për të mbrojtur fermerët e tyre vendas nga importet më të lira nga Mercosur.

Të dy liderët nënshkruan gjithashtu një marrëveshje dypalëshe për një “drejtësi sociale dhe transformim ekologjik” dhe thanë se synojnë të punojnë më ngushtë së bashku në luftën kundër komenteve on-line të urrejtjes dhe kundër dezinformimit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026

Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare

Bashkimi Evropian po ofron 20 milionë euro të tjera ,22.8 milionë dollarë, ndihmë humanitare për të ndihmuar Venezuelën të përballet me tërmetet e muajit të...
13:24 | 15/07/2026