Brazili kufizon hyrjen e emigrantëve aziatikë, shkak flukset në SHBA dhe Kanada

23 Gusht 2024 | 18:53

Brazili do të fillojë të vendosë kufizime për hyrjen e disa shtetasve të huaj nga Azia, të cilët po kërkojnë strehim në kombin e Amerikës së Jugut si një mjet për të emigruar në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

Kjo u bë e ditur këtë të mërkurë nga  zyra e shtypit e ministrisë së drejtësisë.

Lëvizja, e cila do të fillojë të hënën, do të prekë emigrantët aziatikë që kërkojnë viza për të qëndruar në Brazil.

Një hetim i Policisë Federale ka treguar se këta migrantë shpesh blejnë fluturime me ndalesa në aeroportin ndërkombëtar të Sao Paulos, rrugës për në destinacione të tjera, por qëndrojnë në Brazil si një vend nga ku ata fillojnë më pas udhëtimin e tyre në veri, sipas dokumenteve zyrtare të ofruara për Associated Press.

Më shumë se 70% e kërkesave për strehim në aeroport vijnë nga njerëz me kombësi indiane, nepaleze ose vietnameze, thotë një nga dokumentet.

Duke filluar nga java e ardhshme, udhëtarët pa viza ose do të duhet të vazhdojnë udhëtimin e tyre me avion ose të kthehen në vendin e tyre të origjinës, tha ministria.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026

Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje

Është publikuar fotoja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku, i cili mbeti viktimë e një atentati të mirëorganizuar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Kirit të...
13:53 | 12/07/2026

Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar operacionin policor të koduar “FAST”, në kuadër të të cilit është lokalizuar dhe arrestuar në Tiranë një...
13:36 | 12/07/2026