Briken Calja fiton dy medalje në kampionatin evropian të peshëngritjes
Peshëngritësi shqiptar Briken Calja mundi të marrë dy medalje në kampionatin evropian të Rusisë.
Ish-kampioni i Evropës në vitin 2018, i cili garon në kategorinë e 73 kilogramëve, mori medalje të argjendtë në shtytje dhe të bronztë në dygarësh.
Calja, 31 vjeç, pati një formë jo dhe aq të mirë në shkëputje dhe rikuperoi në stilin e dytë të shtytjes.
Në shkëputje ngriti 152 kilogramë në provën e parë e më pas në dy provat e tjera dështoi të ngrinte 5 kilogramë më tepër duke mbetur pas turkut Daniyar Ismayilov, moldavit Marin Robu dhe bullgarit Bazhidar Andreev. Ismayilov ngriti 160 kilogramë, ndërsa Robu 156.
Në shtytje peshëngritësi shqiptar pati rezultat më të mirë, duke arritur me sukses ngritjen e 184 kilogramëve. Ai u mundua në dy prova, por nuk ia doli të ngrinte 188, çka do ta çonte atë të parin në pod përpara gjermanit Max lang, që ngriti 185 kilogramë.
Si total në dygarësh, Calja ngriti totalin e 336 kilogramëve, që e renditi atë të tretin pas Ismaylovit dhe Robut.
Calja mori një urim publik nga Presidenti Ilir Meta, i cili duke shkruar në Facebook e konsideroi arritje pozitive të tij.
“Një tjetër sukses i merituar personal dhe një ngjarje e madhe për peshëngritjen tonë, që për të pestin vit radhazi siguron medalje në garat ndërkombëtare konkurruese, falë talentit, punës e përkushtimit të Kampionit Calja dhe trajnerit të tij të madh Gerald Toska,” – shkroi Meta në Facebook duke i konsideruar sportistët “ambasadorët më të mirë të Shqipërisë”.
Gjatë kampionatit Evropian, medalje bronzi mori edhe peshëngritësja Evangjeli Veli, në kategorinë 55 kilogramë.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta