Britani e Madhe, lideri i laburistëve prezanton programin populist duke goditur miliarderët

21 Nëntor 2019 | 15:31

Lideri i opozitës në Britaninë e Madhe, Jeremy Corbyn ka lançuar të enjten manifestin elektoral të Partisë Laburiste me një sulm populist ndaj politikës së shpenzime të fryra publike për shkak të evazion fiskal nga personat që shmangin taksat, bosët e këqij dhe ndotësit.

“Laburistët janë në krahun tuaj”, iu drejtua ai një turme entuziaste studentësh në Birmingham, duke premtuar heqjen e tarifave universitare.

Por teksa axhenda e partisë radikale ka të ngjarë të godasë tek votuesit, shumë pak mund të gjesh në program lidhur me çështjen më të nxehtë të momentit në Britaninë e Madhe: Brexit.

Corbyn u duartrokit me entuziazëm pas premtimeve joshëse, që nga ulja e taksave e deri tek rritja e pagave. Nga ana tjetër, lideri i laburistëve sulmoi miliarderët, bankierët dhe sipërmarrësit, të cilët sipas tij kanë mbështetur Partinë Konservatore pasi sipas tij “sistemi punon në favor të tyre, por ata nuk punojnë në favor të popullit”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026