Britania e Madhe do të dërgojë raketë në hapësirë përmes një avioni të zakonshëm
Britania po përgatitet për lëshimin e parë të një rakete hapësinore në territorin e saj. Nëse gjërat shkojnë sipas planeve, satelitë të shumtë do të dërgohen në hapësirë nga stacioni i Kornuollit.
Misioni “Start Me Up” është emëruar kështu sipas këngës së vitit 1981 të grupit Rolling Stones. Raketa do të lëshohet në ajër përmes një Boeingu 747 të modifikuar, i cili fillimisht do të fluturojë në mënyrë horizontale.
“E bukura e lëshimit horizontal është se mund të përdorim edhe një aeroport. Nuk na duhet të ndërtojmë një platformë nisjeje në ndonjë lokalitet të largët. Aeroporti që kemi zgjedhur është ai i duhuri si pas uljen edhe për nisjen e avionit, që këtë herë ka një raketë në një nga krahët e tij”, tha Melisa Thorpe, shefe e stacionit të Kornuollit.
Misioni historik pritet të nisë në 10 e 16 të mbrëmjes, me orën britanike, dhe të dhënat do të pasqyrohen vazhdimisht në ditët në vazhdim.
Rreth një orë nga nisja e fluturimit, raketa do të lëshohet 35 mijë këmbë mbi oqeanin Atlantik, në jug të Irlandës.
Më pas avioni do të kthehet në stacion, ndërsa raketa do të ndezë motorin e saj dhe do të transportojë për në orbitë satelitët e vegjël, të pajisur me aplikacione për qëllime civile dhe mbrojtëse.
LEXONI GJITHASHTU
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë