Dhuna ndaj tifozëve, Anglia kërkon hetim për finalen e Champions
Qeveria britanike i bën thirrje UEFA-s që të hetojë atë çka ndodhi gjatë finales së Champion League të shtunën në mbrëmje në Paris, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe spraj ndaj tifozëve të Liverpul.
Krahas atyre që mbeten pa bileta, edhe ata që e kishin siguruar një të tillë e patën të vështirë të hynin në stadium.
“Absolutisht rrëmujë, francezët, organizimi i tyre por edhe UEFA ishte e tmerrshme” shprehet një tifoz i Liverpul.
Për shkak të kaosit, ndeshja Real-Liverpul nisi rreth një orë me vonesë. Qeveria britanike e cilësoi trajtimin e tifozëve thellësisht shqetësuese.
Liverpul humbi përballë Real Madrid, por kur u kthyen në shtëpi britanikët ishin më shumë të zemëruar me mënyrën sesi u trajtuan.
“Nuk ka rëndësi humbja e ndeshjes, njerëzit mund të ishin vrarë për shkak të organizimit. Po ne humbëm, ishte zhgënjyese. Por kur sheh se jashtë fushës, fëmijë të vegjël lotonin për shkak të gazit lotsjellës, sprajit nuk mund të shijoje ndeshjen, rezultati nuk kishte rëndësi”, thekson një tjetër tifoz britanik.
Dhe ky ishte një fund sezoni i trishtueshëm për Liverpul. Ministrat francezë të Brendshëm dhe Sporteve fajësuan tifozët e Liverpulit që ishin pa bileta që u përpoqën të futeshin me forcë në stadium.
LEXONI GJITHASHTU:
Finalja e Champions League, me mijëra tifozë pushtojnë Parisin
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta