Britania e Madhe në udhëkryq pas dorëheqjes së Truss, laburistët kërkojnë zgjedhje
Britania e Madhe ndodhet në ujëra të turbullta pas dorëheqjes së Liz Truss. Vendimi i saj erdhi pas politikave të gabuara ekonomike dhe presionit nga brenda partisë së saj.
“Duke parë situatën, nuk mund ta çoj deri në fund mandatin që mu dha nga Partia Konservatore. Për këtë arsye kam folur me Madhërinë e Tij, Mbretin, dhe i kam njoftuar dorëheqjen nga posti i lideres së konservatorëve”, tha Liz Truss, kryeministre në detyrë e Britanisë.
Partia konservatore në pushtet ka konfirmuar ndërkohë se pasuesi i Truss do të emërohet së shpejti pas një procesi të brendshëm zgjedhor.
“Do të kryejmë një proces zgjedhor të brendshëm dhe do ta mbyllim zgjedhjen e lidershipit të premten e 28 tetorit. Kështu do të kemi një kryetar të ri përpara deklaratës fiskale, që do mbahet më 31”, u shpreh Graham Brady, kryetar i Komitetit të Partisë Konservatore.
Mes personave që mund të zgjidhen është Boris Johnson, i cili u zëvendësua nga Truss. Por për opozitën laburistë, vendimi i takon popullit.
“Nuk mund të kemi një tjetër eksperiment me konservatorët. Ekziston një alternativë, që është qeveria e qëndrueshme laburistë dhe populli ka të drejtë të thotë fjalën e tij. prandaj duhet të mbahen zgjedhje të përgjithshme”, theksoi Keir Starmer, kryetar i Partisë Laburiste.
Qeverisja e shkurtër e Truss u karakterizua nga shkarkimi i ministrit të Financave, Kuasi Kwarteng, me të cilin ajo hartoi politikat fatale ekonomike.
Goditja e fundit erdhi me dorëheqjen e ministres së Brendshme, Suelle Braverman, e cila doli kundër Truss për kthesën që ajo u bëri politikave të saj.
LEXONI GJITHASHTU
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë