Britania e Madhe nis testimin e skemës 4 ditë në javë punë
Mbretëria e Bashkuar do të nisë këtë të hënë testimin e katër ditë punë në javë.
Më shumë se 3 mijë punonjës në 70 kompani do të marrin pagë të plotë gjatë testimit të skemës pilot që është më e madhja e përdorur ndonjëherë në botë.
E gjitha kjo vjen në një kohë kur vendi po vuan për fuqi punëtore pasi ka më shumë vende vakante se sa staf në dispozicion.
Programi po koordinohet nga organizata nga grupi që ka ndërmarrë fushatën ‘4 Day week Global’, organizata Autonomy si dhe akademikë të Oxford, Cambridge dhe Boston College në SHBA.
Në skemën pilot po marrin pjesë biznese të ndryshme si dhe organizata bamirëse. Punonjësit do të marrin 100% të pagës për 80% punë me zotimin se do të prodhojnë 100% të punës të zakonshme.
Disa kritikë thonë se koncepti do të jetë i pamundur që të vihet në zbatim në shërbimet për konsumatorin si dhe punët me shërbim 24/7 pasi do të sjellë kosto shtesë.
Ekonomistë të ndryshëm shprehen se ulja e orëve të punës do të sjellë rritje të standardit të jetesës.
LEXONI GJITHASHTU:
OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026