Britania hedh poshtë deklaratat e Putinit për eksportet e grurit ukrainas

11 Shtator 2022 | 22:20

Pretendimet e presidentit rus, Vladimir Putin se vetëm një pjesë e grurit të eksportuar nga Ukraina është duke arritur në vendet e varfra, nuk janë të vërteta, ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes.

Pa ofruar të dhëna, Putin ka thënë më 7 shtator se vetëm dy prej 87 anijeve me rreth 60 mijë tonë të produkteve, kanë shkuar në vendet e varfra, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Marrëveshja mes Rusisë dhe Ukrainës, për eksportimin e grurit nga portet ukrainase të Detit të Zi, është ndërmjetësuar javë më parë nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Duke cituar të dhënat e OKB-së, ministria britanike ka thënë më 11 shtator se rreth 30 për qind e eksporteve të grurit janë dërguar në shtetet me të ardhura të mesme apo të ulëta në Afrikë, Lindje të Mesme dhe Azi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026

Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord

Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi vijon në Detin e Kinës Jugore për gjetjen e 23 personave të zhdukur, pas mbytjes së një anijeje vietnameze me...
09:19 | 26/07/2026

Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë

Të paktën 34 persona, mes tyre shumë fëmijë, kanë mbetur të plagosur të shtunën në një aksident të rëndë në autostradën A9 në Turingi, në...
09:03 | 26/07/2026