Britania refuzon vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit: Irani nuk mund të “rrëmbejë” rrugën tregtare
Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, tha se Ngushtica e Hormuzit është një rrugë ndërkombëtare transporti dhe tranziti, që do të thotë se zbatohen parimet e lirisë së lundrimit.
“Vendet nuk mund t’i rrëmbejnë këto lloj rrugësh ndërkombëtare tranziti dhe të aplikojnë në mënyrë të njëanshme taksat. Ata nuk mund ta bëjnë këtë si pjesë e ligjeve të detit dhe marrëveshjeve të Kombeve të Bashkuara”, u shpreh ajo.
Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se Shtetet e Bashkuara do të përdorin planin 10-pikësh të Iranit, i cili kërkon që Irani të mbledhë një taksë prej 2 milionë dollarësh për anije, si bazë për një armëpushim të përhershëm.
Presidenti amerikan nuk ka argumentuar kundër mbledhjes së taksave nga Irani dhe ka shprehur publikisht mendimin se SHBA- të mund të formojnë një “sipërmarrje të përbashkët” për operacionin.
Cooper i tha se liria e deteve është një “parim që zbatohet në të gjithë globin dhe është thelbësor për koston e jetesës. Është thelbësore për ekonominë globale”.
Në një intervistë ajo kritikoi përdorimin e gjuhës nga Trump në konflikt.
“Retorika që kemi parë të përdoret, ka qenë krejtësisht e gabuar. Mendoj se kjo lloj retorike mund të ketë pasoja përshkallëzuese”, tha ajo për Sky News.
Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)