Britania rrit mbrojtjen ajrore në Gjirin Persik me vendosjen e sistemeve shtesë

31 Mars 2026 | 20:17

Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar vendosjen e sistemeve shtesë të mbrojtjes ajrore në vendet e Gjirit Persik, në një përpjekje për të forcuar “mbrojtjen kolektive të aleatëve” përballë kërcënimeve në rritje nga Iran.

Ministria britanike e Mbrojtjes deklaroi se kapacitete jetike të mbrojtjes ajrore po dislokohen në rajon për të mbështetur partnerët e Gjirit kundër sulmeve me raketa dhe dronë.

Gjatë një vizite në rajon, Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healey, bëri të ditur se sistemi i mbrojtjes ajrore Sky Sabre do të vendoset në Arabia Saudite, ndërsa prania e avionëve luftarakë Eurofighter Typhoon do të zgjatet në Katari.

Ai shtoi gjithashtu se një sistem mbrojtës ajror me rreze të shkurtër veprimi është vendosur tashmë në Bahrein, ndërsa një sistem raketor tokësor ka mbërritur në Kuvajt.

“Mesazhi im për partnerët e Gjirit është: Më e mira e Britanisë do t’ju ndihmojë të mbroni qiellin tuaj”, u shpreh Healey, duke theksuar se Londra do të vazhdojë të mbështesë aleatët e saj dhe të punojë për një zgjidhje të shpejtë të konfliktit në rajon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të martën se një paketë sanksionesh që synon Rusinë mund të zgjerohet së shpejti për të përfshirë edhe Iranin dhe...
19:54 | 14/07/2026

Si është prishur armëpushimi SHBA-Iran gjatë javëve të fundit

Armëpushimi midis SHBA-së dhe Iranit është në rrënim e sipër, me sulmet midis vendeve që po përshkallëzohen me shpejtësi gjatë ditëve të fundit. Një vështrim...
19:46 | 14/07/2026

Skandali në familjen mbretërore norvegjeze! Djali i Princeshës së Kurorës lirohet nga burgu, do të qëndrojë në arrest shtëpie

Djali i Princeshës së Kurorës Mette-Marit të Norvegjisë, Marius Borg Hoiby, është liruar nga burgu dhe është në arrest shtëpiak, ndërsa apelon dënimin e tij...
19:33 | 14/07/2026