Britania tërheq ambasadorin nga Teherani pas ekzekutimit të ish-zyrtarit

15 Janar 2023 | 09:04

Britania e Madhe tërhoqi ambasadorin e saj në Teheran pas ekzekutimit të shtetasit britaniko-iranian Alireza Akbari, i dënuar për spiunazh.

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverley, theksoi në një postim në Tëitter se Londra po mban përgjegjës regjimin iranian.

“Përgjigja jonë ndaj Iranit nuk është e kufizuar në veprimet e sotme. Ne po shqyrtojmë hapat e mëtejshëm”, shtoi ai.

Më herët, Britania vendosi sanksione ndaj Prokurorit të Përgjithshëm të Iranit, Mohammad Jafar Montazeri për varjen e shtetasit britaniko-iranian Alireza Akbari.

Siç u raportua në Teheran, ai u dënua me vdekje për akuzën e spiunimit për shërbimin e inteligjencës të qeverisë britanike.

Alireza Akbari ka mbajtur më parë një post të lartë qeveritar në Ministrinë e Mbrojtjes të Iranit nën presidentin e moderuar Mohammad Khatami dhe u arrestua tre vjet më parë gjatë vizitës në Teheran.

Lidhjet midis Londrës dhe Teheranit janë përkeqësuar muajt e fundit pasi përpjekjet për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015, në të cilën Britania është palë, kanë ngecur. Britania ka kritikuar gjithashtu autoritetet iraniane për shtypjen e dhunshme të protestave të shkaktuara nga vdekja në paraburgim e vajzës kurde 22-vjeçare Mahsa Amini.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026