Bruksel| Flamuri gjigant i Ukrainës shpaloset në ditën e saj të Pavarësisë

24 Gusht 2024 | 12:19

Një flamur ukrainas i gjatë 30 metra është shpalosur jashtë selisë së Komisionit Evropian në Bruksel, për të shënuar ditën e flamurit të vendit.

Ceremonia u ndoq nga zyrtarë të lartë evropianë dhe euro-deputetë, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik dhe shtetas ukrainas.

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Sofi Vilmes deklaroi se kishte qenë kënaqësia e saj të shprehte sërish mbështetjen për Ukrainën.

Ndërsa komisioneri i BE-së për tregun e brendshëm, Thierry Breton deklaroi se Komisioni i dënon sulmet e vazhdueshme ruse me raketa dhe dronë ndaj civilëve.

Natën mes së premtes dhe së shtunës, simbolet ukrainase ishin ende në Bruksel.

24 gushti shënon ditën e Pavarësisë për Ukrainën, ditë kur vendi u vetëshpall sovran nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Qendra Stacioni i Evropës u ndriçua me ngjyrat e flamurit ukrainas në nder të ditës, bashkë me godinën e Komisionit Evropian.

LEXONI GJITHJASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026