Bujar Nishani: PD rrezikon të humbasë edhe në zgjedhjet e radhës
Në emisionin “Raw Politics”, Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, e cilësoi situatën aktuale të Partisë Demokratike, si më të keqën që ka përjetuar PD-ja që prej themelimit të saj, përpara 30 vitesh.
“Me dhimbje, PD është sot në një situatë më të keqe se kurrë më parë në të gjithë historinë e saj, 30-vjeçare që nga krijimi”, u shpreh z. Nishani.
Ai theksoi se është hera e parë në historinë e PD-së që kjo parti mbetet tre mandate rresht në opozitë. Për z. Nishani, ekziston një potencial i lartë risku që Partia Demokratike të humbasë edhe në zgjedhjet e radhës.
Në lidhje me pretendimet për masakrën zgjedhore që pretendohet nga Lulzim Basha dhe opozita që ka bërë PS-ja në zgjedhjet e 25 prillit, z. Nishani tha se z. Basha sipas tij, nuk ka qenë i zoti as për ta ndaluar por as për të frymëzuar shqiptarët që të kërkojnë që të provohet vërtetësia e kësaj masakre të pretenduar.
“Për masakrën zgjedhore, ose nuk i je zoti për ta ndaluar ose je i paaftë për ta tejkaluar, dy gjëra ka, edhe kur nuk e parandalon edhe kur nuk krijon energji për ta tejkaluar është njësoj. Në rastin e Bashës kanë ndodhur të dyja së bashku”
Ish presidenti nuk e mohon se brenda një partie të gjithë kanë përgjegjësi, mirëpo tha se kryetari mban përgjegjësi për besimin që i është dhënë nga struktura. Z. Nishani tha se ky Lulzim Basha mban përgjegjësi për faktin se premtoi të ndërtonte një projekt fitues, mirëpo një gjë e tillë nuk dha rezultat.
“Të gjithë kanë përgjegjësinë e tyre në PD, por përgjegjësia kryesore është e atij që merr përsipër mandatin, Lulzim Basha kërkoi mandatin për të ndërtuar një projekt, ishte përgjegjësia e tij për të ndërtuar një projekt fitues”, u shpreh z. Nishani.
Për z. Nishani, një ndër përgjegjësitë kryesore politike të një lideri, është dorëheqja në momentin e humbjes, gjë që sipas tij duhet ta kishte bërë edhe z. Basha.
“Siç ka një hierarki në menaxhim, ka në privilegje dhe në përgjegjësi humbjesh. Përgjegjësia kryesore politike është e kryetarit të partisë, prandaj edhe bota e civilizuar, Evropa i ka zgjidhur këto me anë të dorëheqjes”, u shpreh z. Nishani.
Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD
Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin
Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta