Bullgaria bllokoi RMV në BE, takim Zaev-Borisov në përpjekje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes tyre
Samiti i Sofjes i ka shërbyer Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe mundësi për të diskutuar për mosmarrëveshjet mes tyre që po mbajnë peng konferencën e parë ndërqeveritare. Kryeministri Zoran Zaev u takua ne Sofje me kryeministrin, Boiko Borisov.
Në një reagim të shkurtër për takimin theksohet përkushtimi për të gjetur një zgjidhje. Bullgaria shprehet e vendosur nga ana e saj se nëse kërkesat e tyre nuk pranohen çelja e bisedimeve mes Maqedonisë dhe BE-së do të shtyhet për një afat të papërcaktuar.
“Në fund të fundit Bullgaria nuk është vend kandidat për anëtarësim në BE, por Maqedonia. Do të duhej vendi kandidat për anëtarësim ashtu siç parashikojnë parimet, përpara se të bëhet vend anëtar të mos ketë çështje të hapura me fqinjët. Ky është parim i BE-së, por nuk kishte kërcënime, kishim bisedë të mirë miqësore, të hapur, por fatkeqësisht biseda të tillë deri më tani nuk kemi pasur, jo për fajin tonë”, – deklaroi Krasimir Karakaçanov, ministër i mbrojtjes i Bullgarisë.
Gjermania është angazhuar në ndërmjetësimin e Maqedonisë së Veriut për të gjetur një zgjidhje e cila do t’i mundësonte mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare brenda presidencës gjermane të BE. Edhe nga ky samit kancelaria gjermane, Merkel bëri thirrje për kompromis dhe zgjidhje të mosmarrëveshjeve.
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta