Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë mbajtën mbledhjen e parë ndërqeveritare, ku u nënshkruan 3 memorandume bashkëpunimi.
Grupet e punës caktuan afatet për përmbushjen e prioriteteve, ndërsa Komisioni për çështje historike dhe arsimore, do të punojë më intensivisht në periudhën në vazhdim.
“Këto memorandume kanë për qëllim zhvillimin ekonomik në gjithë rajonin, ndërsa qytetarët duhet ti ndjejnë efektet e përmirësimit të standardit në të dyja vendet”, tha Kirill Petkov, kryeministër i Bullgarisë.
Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski shprehu gatishmëri për futjen e etnisë bullgare në kushtetutën e shtetit, që ishte kërkesë e kryeministrit bullgar Kirill Petkov.
Kryeministrat diskutuan edhe për çështjet politike, por ishin të vendosur se fillimisht do t’i forcojnë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe social. Vetëm pas forcimit të mirëbesimi, ata u shprehën se do të gjenden zgjidhje për çështjet që kanë kundërshti.