Bullgaria mbetet në krizë politike, ja kush pritet të jetë fituese i zgjedhjeve

3 Prill 2023 | 13:03

Nuk ka zgjidhje përfundimtare për krizën politike në Bullgari. Qytetarët votuan ditën e djeshme në zgjedhjet e pesta parlamentare në më pak se dy vite.

Një koalicion reformist i udhëhequr nga ish-kryeministri Kiril Petkov pritet të jetë fituesi i zgjedhjeve parlamentare të së dielës, duke lënë pas, me një përqindje shumë të vogël ish-kryeministrin e partisë së qendrës së djathtë GERB, Bojko Borisov.

Nëse rezultatet zyrtare konfirmojnë exit poll-et, koalicioni i Petkov do të marrë  mandat për të formuar një kabinet qeverisës. Sondazhet tregojnë se partia ultra-nacionaliste, një opozitë e fortë ndaj çdo veprimi kundër Rusisë, po zgjeron praninë e saj parlamentare nga 10% në 14% të vendeve.

Analistët politikë janë të ndarë në pritshmëritë e tyre se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të partive politike dhe se cilët do të mund të jenë koalicionet e mundshme qeverisëse . Madje nuk përjashtohet mundësia që vendi të shkojë sërish në zgjedhje.

Pjesëmarrja në votimet e së dielës  ishte e ulët,  39.3%. Një tjetër problem i shfaqur në këto zgjedhje janë edhe raportimet për blerje votash.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026