Bullgaria shënon raste rekord ditore me koronavirus
Numri i të infektuarve me koronavirus në Bullgari ka shkuar në 6.813 në 24 orët e fundit, njoftuan të mërkurën autoritetet.
Virusi ka vrarë 124 persona në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të vdekjeve në 23. 440.
Vendi më pak i vaksinuar i Bashkimit Evropian po përballet me një valë të katërt të pandemisë.
Qeveria e përkohshme vendosi certifikatën shëndetësore në shumicën e ambienteve publike të brendshme në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e variantit më ngjitës Delta dhe nxitjen e vaksinimeve në vend.
Marrja e vaksinave është katërfishuar që kur injektimi u bë i detyrueshëm të enjten e kaluar. Më shumë se 26.000 doza të reja u administruan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të të rriturve të vaksinuar në 1.46 milionë njerëz.
Të martën vonë, ministri i përkohshëm i Shëndetësisë, Stoiço Katsarov tha se situata në spitale ishte kritike dhe u bëri thirrje bullgarëve që të respektojnë kufizimet.
Nga 700 shtretër të kujdesit intensiv në të gjithë vendin, 608 janë të zënë.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut