Bundesliga, Dortmundi rikthehet në lojën për titull duke fituar ndaj Leipzig
Në javën e pesëmbëdhjetë të kampionatit gjerman, Erling Haaland dhe Jadon Sancho i dhuruan fitoren 3-1 Dortmundit në transfertën e vështirë me Leipzig. Dortmundi rihap kështu shpresat për luftën për titull duke iu afruar më tej kreut.
Në stadiumin e Leipzig ndeshja nisi mjaft mirë për skuadrën e 38-vjeçarit kroat Edin Terzic, por u desh të pritej minuta e 55-të për të parë një gol nga anglezi Sancho. Rreth 20 minuta më vonë në rrjetë vajti edhe shtatlarti norvegjez Halland, i cili ripërsëriti veten edhe në minutën e 84-të. Në fund për Leipzigun ngushoti diferencën Sorloth.
Kjo ishte fitorja e katërt në pesë ndeshjet e para të Dortmundit nën drejtimin e Terzic, i cili nga ndihmëstrajner mori detyrat kryesore pas largimit të Lucien Favres në dhjetor.
Verdhezinjtë përfituan të shtunën nga ndalesa në barazim 1-1 që Bayer Leverkusen bëri me Werder Bremen, rezultati i tretë zhgënjyes për të ashtuquajturit “Ekipi i Aspirinave”.
Kështu Dortmundi shkon në kuotën e 28 pikëve dhe ngjitet në vendin e katërt, 4 pikë larg Bayer Munich që të premten u mund 3-2 nga Borussia Munchengladbach.
Në krye lufta për titull mbetet e hapur, ku përveç Bayernit dhe Leipzigut, tashmë edhe Bayer dhe Dortmund janë në lojë.
Lexoni gjithashtu:
Serie-A, Milan rikthehet te fitorja, Atalanta mposht 4-1 Beneventon
La Liga, Real Madrid ndalet në barazim nga Osasuna, përfiton Barcelona
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta