Bundesliga, Lewandowski thyen rekordin e Gerd Müller

17 Janar 2021 | 19:59

Futbollisti Robert Lewandowski shënoi një tjetër rekord duke vulosur edhe më tej emrin e tij në historinë e futbollit gjerman.

Në fitoren 2-1 që Bayern Munich arriti të dielën ndaj Frieburg, sulmuesi polak u bë i pari futbollist që shënon 21 gola në 16 ndeshje.

I shpallur futbollisti më i mirë i vitit 2020 nga UEFA dhe FIFA, Lewandowski realizoi që në minutën e 7-të duke vijuar serinë prej gjashtë javësh radhazi me realizime golash – 9 gola në 6 ndeshje nga 12 dhjetori.

Me këtë realizim Lewandowski theu rekordin e të famshmit Gerd Müller, i cili në sezonin 1968-69 pati realizuar 20 gola në 16 ndeshjet e para të kampionatit.

Synimi i polakut mbetet i njëjti me atë të një sezoni më parë, thyerja e rekordit tjetër të Muller, atë të më shumë golave të realizuara në kampionatin gjerman – 40 gola.

Rekordi në fjalë ka rreth 50 vite që nuk thyhet. Sezonin që shkoi Lewandowski realizoi 55 gola në 47 ndeshje, por prej tyre vetëm 34 ishin në kampionat.

Me 21 realizime këtë sezon, ai synon ta diskutojë sërish këtë rekord.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps

Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, është gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas përfundimit të epokës së Didier Deschamps. Sipas gazetarit të...
13:16 | 15/07/2026

Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se nuk do ta ngatërrojmë futbollin me politikën përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës që skuadra e tij do...
10:44 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026