“Burg kush preku votën”, Haradinaj mbledh partinë, në pritje të negociatave për president
Në një mbledhje me nënkryetarët e partisë dhe kryetarët e komunave, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar dënim me burg për të gjithë keqpërdoruesit e votës.
Pas rreth një orë takim në selinë e AAK-së në Prishtinë, lideri i kësaj partie ka theksuar rinumërimi i plotë i votave duhet të bëhet në prezencë të policisë dhe hetuesisë.
“Kërkojmë nga organet e rendit dhe ligjit, hetuesisë, kërkojmë që kriminelët e votës të përfundojnë në burg, të gjitha partive, për këtë arsye kërkojmë rinumërim të plotë të votave me prezencë të hetuesisë, policisë, që të vërtetohet e vërteta, të gjendet e vërteta. Ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet sa më shpejtë, ne nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor, përqindjen tonë apo përqindjen e Vetëvendosjes, LDK-së, PDK-së apo partive tjera dhe nuk shoh që dikush duhet me dalë kundër rinumërimit përpos nëse fshehin keqpërdorime për të cilat nuk di opinion”, ka thënë Haradinaj.
Duke dalë nga takimi, Haradinaj ka bërë të ditur se nuk ka hequr dorë nga synimi për të marrë postin e presidentit të Kosovës duke shtuar se mbesin të hapur për diskutim.
“Kemi dalë në zgjedhje me ofertë, kemi po atë ofertë, nëse dikush kërkon partneritet me ne nëse jo e ndihmojmë vendin nga pozicioni i opozitës”, ka thënë ai.
Mbledhja e AAK-së është zhvilluar disa ditë pasi në publik ka dalë një video që hidhte dyshime se ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, nga radhët e AAK-së, ka blerë vota në mënyrë që të arrijë të fitojë edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës.
Prokuroria ka ndaluar disa persona lidhur me këtë çështje ndërkohë ende nuk është vërtetuar një dyshim i tillë. Haradinaj-Stublla ka dhënë dorëheqje nga posti qeveritar dhe të gjitha funksionet në AAK.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta