Burg për 5 grabitësit e vilave, planifikonin të vidhnin edhe banesën e një zyrtari të lartë
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 personat që dyshohen për vjedhjen e vilave luksoze në kryeqytet. Dorjan Lamani, i njohur edhe si Hektor Qirjazi, Klodian Çypi, Halil Topalli, Redian Begaj, dhe Dajvid Dosti, do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj këtyre personave që u zhvillua me dyer të mbyllura janë mësuar detaje të reja nga dosja hetimore.
Referuar kësaj të fundit mësohet grupi i grabitësve, anëtarët e të cilit janë me precedent të mëparshëm penal, ishte nën vëzhgim prej 2 muajsh nga agjentët e policisë së Tiranës. Policia kishte marrë informacione se grupi po planifikonte grabitjen me armë të një pike të këmbimit valutor në Tiranë dhe pas kësaj planifikonin edhe grabitjen e një banese të një zyrtari të lartë. Sipas informacioneve të policisë në rrugë operative grupi i grabitësve kishte informacione se në këtë banesë kishte shuma të mëdha parash.
Në dosjen e zbardhur është edhe dëshmia e një prej 5 grabitësve të arrestuar, konkretisht e Dajvid Dostit, i cili është shprehur se ai është kontaktuar nga Hektori Qirjazi I cili e kishte instruktuar për të vjedhur banesën në një rezidencë në zonën e lundrës, ku në kasafortë gjeti 16 mijë euro dhe bizhuteri më vlerë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta