Rekrutonte luftëtarë të ISIS-it, shpallet fajtor kosovari në SHBA
Një ish-banor i Nju Jorkut, Mirsad Kandiç, me origjinë kosovare është shpallur fajtor nga gjykata e Bruklinit për rekrutimin e luftëtarëve islamikë të ISIS-it.
40-vjeçari pritet të dënohet me burgim të përjetshën në nëntor të këtij viti, teksa prokurorët thanë se ai ishte një anëtar i rangut të lartë të ISIS, raporton Reuters.
Ai udhëtonte në Lindjen e Mesme me qëllim marrjen e armëve për militantët, ku autoritetet amerikane i cilësojnë ata si grup terrorist.
Sipas prokurorëve, Kandiç ka udhëtuar Siri për t’iu bashkuar grupit islamik në vitin 2013 dhe më pas ndihmoi luftëtarët e tjerë vullnetarë nga vendet perëndimore të udhëtonin në Siri.
Kandiç dyshohet se ndihmoi një australian, Jake Bilardi, të udhëtonte në Turqi dhe më pas të kalonte kufirin në Siri për t’u bashkuar me ISIS.
Të dhënat e gjykatës treguan se një trup gjykues e dënoi atë të martën për gjashtë akuza, duke përfshirë sigurimin e mbështetjes materiale për ISIS.
Në një deklaratë prokurori më i lartë federal në Brooklyn tha se veprimet e Kandiç ishin të lidhura drejtpërdrejt me sulmet dhe humbjet e konsiderueshme të jetës.
Avokatët e Kandiç nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment. Kandiç u arrestua në Bosnje dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017.
Prokurorët gjithashtu thanë se Kandiç drejtonte një treg privat në Telegram, ku anëtarët postonin armë zjarri dhe pajisje të tjera ushtarake për shitje.
LEXONI GJITHASHTU
Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit