Burimi i FBI i lidhur me Moskën, prokurorët: Denoncuesi i Biden në “duart” e rusëve
Një ish-informator i FBI-së, i akuzuar se ka gënjyer në lidhje me presidentin Joe Biden dhe të birin Hunter, ka lidhje me nivele të larta të shërbimit inteligjent rus.
Dyshimet ndaj Alexander Smirnov, 43 vjeç, u vunë në dukje në një dosje të re të Departamentit të Drejtësisë.
Smirnov akuzohet se ka gënjyer kur ka thënë se familjes Biden iu paguan ryshfete përmes kompanisë ukrainase të energjetikës, “Burisma”.
Ai u akuzua javën e kaluar për dhënie të deklaratave të rreme për FBI-në. Deklaratat e tij ishin pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të republikanëve për të inkriminuar presidentin Biden.
43-vjeçari u arrestua në Las Vegas të enjten e kaluar, pasi u kthye nga një udhëtim jashtë shtetit, saktësoi Departamenti i Drejtësisë.
Prokurorët kishin kërkuar që Smirnov, me shtetësi të dyfishtë amerikane dhe izraelite, të mbahej në burg pa mundësi lirimi kundrejt garancisë.
Sipas tyre, ai nuk ka asnjë lidhje në Las Vegas, ku ndaloi pas udhëtimit, por ka kontakte me agjencitë ruse të inteligjencës.
Por të martën, gjyqtari Daniel Albregts lejoi që i pandehuri të lirohej nga burgu dhe të monitorohej me GPS deri në nisjen e procesit gjyqësor.
Ai duhet të qëndrojë në kontenë Klark të Nevadës dhe i ndalohet të aplikojë për pasaportë të re. Vetë Smirnov refuzoi të fliste për mediat kur doli nga gjykata.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta