Burnham, kandidati favorit për kryeministër britanik prezanton vizionin për të ardhmen e Britanisë
Andy Burnham, kandidati favorit për të pasuar Keir Starmer në postin e kryeministrit britanik, pritet të prezantojë këtë të hënë vizionin e tij për të ardhmen e Britanisë, me fokus decentralizimin e pushtetit dhe forcimin e rajoneve.
Burnham, i cili u rikthye në Parlament pas zgjedhjeve të fundit dhe është aktualisht i vetmi kandidat i deklaruar për drejtimin e Partisë Laburiste, mund të marrë drejtimin e qeverisë brenda pak javësh, pas njoftimit të Keir Starmer për dorëheqjen.
I njohur për punën e tij si kryetar i Bashkisë së Mançesterit të Madh dhe me nofkën “Mbreti i Veriut”, Burnham do të propozojë zhvendosjen e më shumë kompetencave nga Londra drejt autoriteteve lokale, duke e cilësuar këtë si një reformë thelbësore për mënyrën se si qeveriset vendi.
Në fjalimin e tij ai do të paraqesë edhe një plan 10-vjeçar për rritjen e standardit të jetesës përmes riindustrializimit, investimeve në strehim, infrastrukturë dhe reformimit të shërbimeve publike. Gjithashtu, Burnham do të premtojë ndryshime në sistemin e prokurimeve publike për të mbështetur më mirë industrinë dhe vendet e punës në Britani.
Nëse merr drejtimin e qeverisë, Burnham do të bëhet kryeministri i shtatë i Britanisë në dhjetë vitet e fundit. Mbështetësit e tij besojnë se ai ka profilin dhe vizionin për të rikthyer besimin e votuesve dhe për t’iu kundërvënë rritjes së mbështetjes për partinë anti-imigracion Reform UK të Nigel Farage.
Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve
Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
Kina ofron imazhe satelitore Venezuelës nga tërmeti, do ndihmojë me 14.7 milionë dollarësh
- 11:00 Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve
- 10:51 “Ligjet nuk mjaftojnë”, Gonzato-magjistratëve të rinj: Duhet të ndryshojë mendësia në institucionet e drejtësisë
- 10:46 Sadushi mesazh magjistratëve të rinj: Drejtësia kërkon integritet, paanshmëri dhe përgjegjësi publike
- 10:42 Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s
- 10:39 Kina ofron imazhe satelitore Venezuelës nga tërmeti, do ndihmojë me 14.7 milionë dollarësh
- 10:36 Skandali i Kepit të Gjelbër, kapiteni i kombëtares së futbollit akuzohet për përdhunimin e përkthyeses braziliane