Burri i mësueses së vrarë në SHBA, ‘vdes nga pikëllimi’
Bashkëshorti i një prej mësuesve që u vra të martën nga sulmi me armë në Teksas të SHBA, ka ndërruar jetë nga ataku kardiak.
Joe Garcia ishte burri i Irma Garcia, e cila jepte mësim prej 23 vitesh në shkollën fillore ku ndodhi masakra.
Garcia ishte një prej dy mësuesve të vrarë nga një adoleshent i armatosur.
Nga sulmi mbetën 21 persona të vdekur, përfshirë 19 fëmijë.
Çifti që ishte i martuar prej 24 vitesh, ka lënë pas 4 fëmijë, dy vajza dhe dy djem të moshës 12 deri në 23 vjeç, shkruan BBC.
Një fushatë për të mbledhur të ardhura për familjen Garcia ka arritur deri tani në 2.2 milionë dollarë.
Nipi i Garcias, John Martinez shkruan se ai “ndërroi jetë nga pikëllimi” pas vrasjes së gruas.
Ai tregon për gazetën Nju-Jork Tajms se mësuesja ishte gjetur nga oficerët duke mbrojtur fëmijët me trup.
Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit
Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit