Burri vret gruan e më pas veten në Divjakë

18 Shtator 2021 | 19:00

Hekuran Rrasa, 58 vjeç, vrau pasditen e së shtunës bashkëshorten Fëllënxë Rrasa, 45 vjeçe, e më pas kreu vetëvrasje.

Policia njoftoi rreth orës 18:30 se krimi ndodhi në fshatin Babunjë, rreth 15 kilometra në jug të Divjakës.

Vrasjet janë kryer me një armë gjahu. Dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit.

Çifti Rrasa është gjetur i pajetë nga i biri. Ky në momentin e vrasjes ka qenë në një kafe, por është njoftuar në telefon nga xhaxhai i tij, i cili kishte dëgjuar të shtënat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026