Qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëshorti një 45-vjeçare në Krujë

5 Korrik 2021 | 11:52

45-vjeçarja me iniciale K.I është qëlluar për vdekje me thikë nga burri i saj, 51-vjeçari me iniciale A.I dhe dyshohet se motiv i ngjarjes ka qenë xhelozia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 10:45 të mëngjesit të kësaj të hëne, brenda mjetit tip “Ford”, në afërsi të një magazine në fshatin Bubq të Krujës.

Pas aktit të rëndë, 51-vjeçari ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Dhuna ndaj grave është një problem i shoqërisë shqiptare, ku gjatë 2 viteve të fundit janë vrarë të paktën 23 gra.

Sipas policisë gjatë vitit 2020, janë evidentuar dhe trajtuar gjithsej 4701 raste të dhunës dhe krimeve të tjera të ndodhura në marrëdhëniet familjare.

Në total janë trajtuar me kërkesë–padi “Për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes/Urdhrit të Mbrojtjes”, 2816 raste të dhunës në familje.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026