Bushi analizon listën, 2 miqësore për kombëtaren U-21, grumbullohen 22 futbollistë
Më 15 dhe 18 nëntor kombëtarja e shpresave luan 2 përballjet miqësore ndaj Moldavisë, ku pritet të shihet gjendja e ekipit. Një listë me 22 lojtarë, pjesa më e madhe emra të rinj të cilët veshin fanellën kuqezi, ndërsa trajneri Bushi është besimplotë në këtë përzgjedhje.
“Mendoj që është një grup interesant, ka lojtare cilësorë. Nuk është nga grupet më të mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, por ka shumë kohë përpara për të bërë një grup sa më kompakt dhe të fortë për edicionin që do të vijë”, tha Bushi.
Një afrim i bujshëm është ai i Besar Gudjufit, lojtarit që ishte thirrur dhe nga Maqedonia e Veriut.
“Unë me Besarin dhe prindërit e tij kam kohë që flas. Ai ka zgjedhur Shqipërinë për të luajtur dhe madje për pak kohë do të jetë në hotel. Është lojtar me kriteret që ne i duam. Është lojtar i shpejtë, triblues, i fortë që Shqipëria nuk e ka. Kemi kohë që e kemi ndjekur dhe e falënderoj që ka zgjedhur Shqipërinë. Luan në kampionatin e Maqedonisë së Veriut por unë jam i gëzuar që na ka zgjedhur ne”, u shpreh Bushi.
Ekipi i shpresave është grumbulluar në Tiranë këtë të hënë, ku do të vijojnë përgatitjet për dy miqësoret që zhvillohen në Vorë ndaj Moldavisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)