Butrinti do të jepet me koncesion? Ministrja e Kulturës jep përgjigje në Euronews Albania
Ministrja e Kulturës, Eva Margariti ka mohuar në “Ilva Now” faktin që Parku Kombëtar i Butrintit do të jepet me koncesion. Ajo hodhi poshtë zërat, të cilët janë shprehur se parku do të jepet për shfrytëzim në këtë lloj mënyre.
Ministrja e Kulturës theksoi se shteti shqiptar po krijon një formulë bashkëpunimi me fondacione, të cilat janë OJF dhe qëllimi kryesor dhe final është mirëmenaxhimi i site-ve kulturore.
Kjo strategji e re për Margaritin synon të menaxhojë me sukses fondet e Butrintit, me qëllim që paratë e mbledhura të shfrytëzohen për investime shtesë.
“Nuk ka koncesion. Koncesion për sa kohë ne nuk kemi një shoqëri private, e cila të marrë në përdorim një pjesë të një aseti shtetëror, nuk jemi aspak në një formulë të tillë, por ne jemi në një formulë bashkëpunimi, krijimin e fonacioneve të posaçme që mirëmenaxhojnë sitet kulturore, ku gjithmonë Ministria e Kulturës është pjesë e këtyre donacioneve, shteti shqiptar është lider në krijimin e strukturave të reja të menaxhimit. Fondacioni është fondacion jofitimprurës. Qëllimi primar është që të mirëmenaxhojë fondet e Butrinit, që të mund të investohet më tepër. Nuk po flasim për koncesion, por fondacion që mbetet OJF”, tha ajo.
Lexoni gjithashtu:
Dhënia me koncesion e Butrintit, Auron Tare: S’është port që mund t’ua japësh të huajve
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:02 Në krahun lindor të NATO-s, si po e forcon Lituania mbrojtjet e saj
- 08:59 Përmbyset minibusi në Rusi, plagosen 5 persona, përfshirë fëmijë
- 08:57 Irani përgatit ceremoninë më të madhe shtetërore mortore në histori për Ajatollah Ali Khamenein
- 08:48 Rusia vijon bombardimet në Ukrainë, 10 civilë të vrarë në Dnipro, Zaporizhzhia dhe Kharkiv
- 08:42 Radoiçiç mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë në 2023, Vuçiç: Ai nuk është kriminel, Kosova shkaktare
- 08:39 Pezeshkian për SHBA-në: Do ta respektojmë marrëveshjen nëse bëni të njëjtën gjë, do të përgjigjemi nëse do të jetë e nevojshme