‘Nëse SPAK nuk vihet në lëvizje për Berishën, atëherë ai do ta rimarrë PD’, thotë analisti
Analisti Eduard Zaloshnja tha për Euronews Albania se Sali Berisha kërkon të largojë Bashën nga partia që ta zëvendësojë vetë ose me dikë tjetër të besuar. Qëllimi final sipas analistit, është që t’i japë mesazhin ambasadës së SHBA dhe DASH se ai është një personalitet shumë i rëndësishëm për politikën shqiptare.
“Nëse arrin të dalë në krye të PD, ai kërkon t’i vërë para faktit të kryer se është udhëheqësi i Partisë Demokratike”, u shpreh ai.
Z. Zaloshnja citoi ambasadoren amerikane, e cila një ditë më parë, referuar çështjes Berisha tha se për çdo vend që janë bërë akuza kaq të forta për një udhëheqës politik është e drejtë që organet kompetente të vihen në lëvizje. Kjo sipas tij, është një thirrje për SPAK.
“Nëse SPAK nuk vihet në lëvizje për Berishën, atëherë si do të rimarrë partinë”, tha ai.
I pyetur lidhur me programin e qeverisë, z. Zaloshnja tha se aty janë pasqyruar problematikat e qytetarëve, por niveli i ulët i mbledhjes së të ardhurave në buxhet e pamundëson përmbushjen e tyre.
Sipas tij, nëse krahasohemi me vendet e rajonit, Shqipëria ka probleme të theksuara me mosfunksionimin e sistemit fiskal, problematikë që sipas tij është trashëguar nga të gjitha qeveritë në 16 vitet e fundit.
“Problematika nis nga kushdo ka qenë në krye të qeverisë dhe vijon në piramidën poshtë të cilët janë njerëz të emëruar nga vetë qeveria. Në dogana, tatime, bashki ku mblidhen taksat janë emëruar nga partia”, tha analisti.
Mosrritjen e pensioneve analisti e lidh me faktin se të ardhurat që grumbullojnë sigurimet shoqërore, duke qenë skemë vetëfinancuese, janë më të vogla se pensionet që paguhen. Ky sipas tij është një problem demografik, sepse shtohen numri i pensionistëve dhe pakësohen ata në moshë për punë nga emigrimi dhe rënia e numrit të lindjeve.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta