Byroja Kombëtare e Hetimit hap garën për 32 vende të tjera vakante

6 Prill 2021 | 14:41

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) shpalli mesditën e sotme thirrjen për 32 vende të lira si hetues.

Përmes një njoftimi në web-faqen e saj zyrtare BKH bëri me dije se për këto vende vakante do të zhvillojë një tjetër fazë konkurrimi të ngjashme me atë që angazhoi 28 hetues.

BKH duhet të ketë në përbërje së paku 60 hetues, 28 prej të cilëve u përzgjodhën në garën e parë.

Hetuesit e BKH-së mbajnë status “oficeri policie gjyqësore” dhe mund të hetojnë çështje penale nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm. Përveç kritereve të përgjithshme si shtetësia apo mungesa e konflikteve të interesit, ata duhet:

  • të kenë arsim të lartë policor, drejtësi, kontabilitet, apo degë të tjera që lidhen me BKH;
  • të kenë më shumë se 1 vit pune përvojë në agjencitë e zbatimit të ligjit;
  • të mos kenë pasur lidhje me Sigurimin e Shtetit, sistemin politik dhe sistemin e drejtësisë të diktaturës;

Kandidatët më pas unënshtrohen testeve me shkrim e me gojë mbi sjelljen dhe arsyetimin logjik, testeve me shkrim për aftësitë analitike, intervistë për aftësitë komunikuese dhe testi fizik. Pas këtyre testeve ata u nënshtrohen edhe testit të poligrafit për “integritetin”.

Ata që do të certifikohen nga kjo garë do të kenë mundësinë për një trajnim dhe arsimim specifik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026