Bytyçi: Ballkani i Hapur, iniciativë pa rregulla që nuk monitorohet nga BE-ja
Pedagogu Enver Bytyçi e konsideron nismën rajonale Ballkani i Hapur, një iniciativë pa rregulla.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, ai u shpreh se Ballkani i Hapur, ndryshe nga Procesi i Berlinit, nuk monitorohet nga evropianët.
Sipas tij, Ballkani i Hapur nuk ka asnjë dokument të nënshkruar, ku përcaktohen disa rregullambi të cilat kjo iniciativë duhet të funksionojë.
“Paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon e garantonte dhe Procesi i Berlinit. Pse duhej abandonuar, hedhur në kosh dhe të zëvendësohej me një iniciativë rajonale tipike pa monitorim nga europianët? Në krijimin e Ballkanit të Hapur, nuk ka një traktat themelimi, mbi bazën e të cilit të përcaktohen rregullat e vendimmarjes.
Është një iniciativë pa rregulla. Pa përcaktuar parimet dhe normat mbi bazën e të cilave do funksionojë, pa përcaktuar të drejtat dhe deyrimet e çdo anëtari që vullnetarisht do bëhet pjesë e kësaj iniciative. Nëse Procesi i Berlinit i përmbahet rregullave të BE-së, Ballkani i Hapur nuk ka asnjë dokument të shkruar dhe të nënshkruar mbi rregullat”, theksoi Bytyçi.
LEXONI GJITHASHTU
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta